[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Grabitja spektakolare e së martës në Rinas risolli në vëmendje cenimin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të vetëm të vendit ku udhëtojnë mijëra njerëz çdo ditë.Për ngjarjen e përsëritur në harkun kohor të 3 viteve, ish shefi i komisariatit të Rinasit Zijadin Allaraj thotë se policia e shtetit ka jo pak përgjegjësi për parandalimin e ngjarjes pasi siguria e perimetrit të jashtëm është detyrë e saj.Por sipas tij përgjegjësinë kryesore e ka koncesionari.Zijadin Allaraj: “TIA nuk mori asnjëherë masa për vendosjen e sensoreve, për shtimin e kamerave , është detyrë e Ministrisë së Transporteve të kontrollojë koncesionarin.”Ish-shefi i komisariatit Rinas thotë se është koha të rishikohet edhe marrëdhënia me koncesionarin.“Aktualisht TIA nuk ka drejtor sigurie pasi ai është në hetim për grabitjen e parë”Sipas burimeve pas grabitjes së parë policia me anë të disa shkresave i është drejtuar koncesioanrit që të marrë masa shtesë por asnjë rekomandim nuk është marrë parasysh.
Ещё видео!