Departamenti i antidrogës greke ka arrestuar në portin e Patras një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë Geke autoritetet kishin informacion për mbërritjen e sasisë së kokainës nëpërmjet tragetit të linjes Ankona-Patra, gjeti në kabinën e kamionit që drejtohej nga një shtetas shqiptar tashmë të arrestuar, 14 kg kokainë të pastër, si dhe një shumë prej 287 mijë euro.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar në Holandë dhe po dërgohej në Likovrisi të Athinës, ndërsa i arrestuari akuzohet si transportues dhe pjesë e rrjetit.
Duket se organizata shqiptaro-greke e drogës e përdorte kamionin me të cilin i arrestuari punonte si shofer, për të transportuar më lehtë sasitë e drogës që ajo shperndante në kryeqytetin e vendit Athinë.
Hetuesit po verifikojnë edhe për sasinë e parave të gjetura në kabinën e kamionit, pasi sipas tyre ka dyshime se një degë e fuqishme e organizatës ka aktivitet të ngjashëm në Holandë, vend nga ku dihet se kartelet e drogës kryejnë shpërndarjen e kokainës nëpër vendet e Europës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/LkUxCU1mDQc/maxresdefault.jpg)