Lajme Arkiva 2009
Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Islamin, me këto fjalë presidenti amerikan Barak Obama ka siguruar ligjvënësit turq dhe mbarë botën myslimane për politikën e dialogut që Uashingtoni synon të ndjekë. Në vizitën e tij të parë në një vend me shumicë popullsie myslimane, Obama bëri thirrje për një partneritet më të madh mes Amerikës dhe kësaj bote, duke thënë se kjo ishte rruga se si do të mundej Al Kaeda.
Amerika tha ai dëshironte një angazhim më të gjerë me myslimanët mbështetur në interesat dhe respektin e përbashkët. Më herët Obama lavdëroi Turqinë si një aleat të rëndësishëm dhe i bëri thirrje për të ndihmuar në ngritjen e urave në ndarjet mes botës myslimane dhe asaj perëndimore.
Vizita e presidentit amerikan u shoqërua me masa të rrepta sigurie. Të premten policia arrestoi një person me origjinë siriane i cili ishte pjesë e një plani për të vrarë kreun e shtëpisë së bardhë. Personi i paidentifikuar mbante një letërnjoftim të Al Jazerës dhe kishte marrë pjesë në konferencën për shtyp. Ai kishte planifikuar të godiste me thikë presidentin gjatë samitit të aleancës së qytetërimeve që mbahet në Stamboll. Sipas të dhënave ai ka pranuar se punonte me tre bashkëpunëtorë të tjerë arabë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!