Në darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden nuk i kurseu talljet kundrejt rivalit të tij Donald Trump. Ai e cilësoi ish-presidentin amerikan një person të papjekur teksa u tall për moshën e tij ndërkohë që përballet me gjyqet.
“Po, mosha është një çështje. Unë jam një burrë i rritur, duke konkurruar kundër një 6-vjeçari. Mosha është e vetmja gjë që kemi të përbashkët, por zv.presidenti im në fakt më mbështet mua."
Mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë u kërkoi gazetarëve të kuptojnë seriozitetin e momentit. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Donald Trump, i cili nëpërmjet rrjetit të tij social iu kundërpërgjigj Biden.
“Joe ishte një fatkeqësi absolute! Nuk bëhet më keq se kjo!" tha ai. Presidenti amerikan u detyrua të hynte nga një derë e pasme në hotelin ku u mbajt darka me gazetarët për shkak të një proteste kundër luftës në Gaza.
Kohët e fundit, kjo lëvizje është zgjeruar në kampuset e kolegjeve në SHBA, duke nënkuptuar një revoltë në rritje brenda bazës demokrate që Bidenit i duhet për të mposhtur Trumpin, i cili tani është kryesuesi i republikanëve. Demostruesit ditët e fundit kërkojnë armëpushim në konfliktin që deri tani ka shkaktuar mbi 35 mijë viktima.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!