Profesori i universitetit të Oksfordit, Dimitar Bechev ka analizuar përplasjen me armë në veri të Kosovës. Ai ka folur për Radion Evropa e Lirë për rolin e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas tij Vuçiç u kap në befasi nga sulmi në Kosovë dhe tani po përpiqet të rimarrë iniciativën dhe kontrollin, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, për të kufizuar dëmin e shkaktuar.
Bechev është i mendimit se për Presidentin e Serbisë është e rëndësishme që të rivendosë kontrollin dhe t’u tregojë të gjithëve se kush është shefi, që nuk mund të bëjnë çfarë të duan. Profesori shpjegon se sulmi ndryshoi dhe qëndrimin e perëndimit ndaj Kosovës, pasi autoritete e Prishtinës tashmë kanë shumë leva në dorë për të kritikuar Vuçiç.
Ai ka dhe një porosi për Kurtin kur thotë se meqë ai është i bindur se Borrelli dhe Lajçak anojnë më shumë nga Beogradi, mund të presë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Europian, pasi ekipi i ardhshëm evropian mund të jetë më i balancuar. Ai shtoi se deri atëherë, Kosova nuk duhet të nxitojë për të nisur negociatat.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DimitarBechev#AleksanderVucic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/LtzX5u_PB-g/maxresdefault.jpg)