Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet në Bruksel. Pas kërkesës së bërë prej tij për të marrë pjesë në seancën e punimeve të Parlamentit Europian në datat 15 deri më 20 korrik, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi zyrtarisht që t’i aprovojë lejen. Ndonëse mediat greke prej dy ditësh e kishin bërë fakt se Belerit I ishte aprovuar kërkesa për të marrë pjesë në PE pas presioneve që Athina I kishte bërë Tiranës zyrtare. Fredi Beleri I cili u shpall fitues nën siglën e partisë Demokracia e Re, pas betimit do të rikthehet sërish në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Dënim që i përfundon në muajin tetor. Ndërkohë sipas asaj se çfarë ka raportuar shtypi grekë, ish-kandidati I koalicionit “Bashkë fitojmë” që u shpall fitues në zgjedhjet vendore për bashkinë e himarës por që më pas nuk bëri dot betimin pasi u arrestua për blerje votash dhe kjo gjë I kushtoi mandatin, para se të shkojë drejt Brukselit do të ndalet në Athinë për një vizitë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Beleri do të duhet të raportojë çdo ditë në orën 14:00 komisariatin e Himarës vendqëndrimin e tij. Në rast se ai nuk do ta përmbush këtë gjë atëherë do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Beleri#Bruksel
Ещё видео!