Grupi i parë me avionët e shumëpritur luftarakë, F-16, ka mbërritur në Ukrainë, thanë ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan të mërkurën. F16-at, të prodhuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e hershme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.
“F16-at në Ukrainë. Një gjë tjetër e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin social X.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, tha se dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë është kompletuar. Danimarka është zotuar se do t’ia dërgojë Ukrainës në përgjithësi 19 avionë lfutarakë, ndërsa Holanda ka premtuar 24 të tillë.
Këto dy vende kanë qenë forcë shtytëse e koalicionit ndërkombëtar për ta furnizuar Ukrainën me avionë F-16. Edhe Norvegjia ka thënë se do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16. Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-at nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë. Ushtria ukrainase është detyruar të varet nga një tufë e vogël e avionëve luftarakë të epokës sovjetike për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi më 2022. Zyrtarët ukrainas i shohin avionët F-16 si një përditësim jetik për Forcën e tyre Ajrore. Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#F16#Ukraine
Ещё видео!