Numri i serbëve të cilët janë për pranimin e pavarësisë së Kosovës mbetet ende i ulët, megjithatë shifra nuk është e papërfillshme.
Një sondazh i organizatës jo qeveritare serbe CRTA thonë se pavarësia e Kosovës është e pranueshme nga 21 për qind e serbëve në Serbi.
Por, një përqindje më e madhe e tyre, 24 për qind, sipas të dhënave të CRTA, thonë se “Serbia duhet ta pushtojë Kosovën”. Ata besojnë “pushtimi” duhet të bëhet me përkrahjen e Rusisë.
Kurse, përqindja më e madhe, 63 për qind, thonë se është e pa pranueshme që Serbia dhe Kosova ta njohin reciprokisht njëra-tjetrën brenda kufijve ekzistues dhe të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por që nuk shkojnë tek ekstremi “i pushtimit”.
Sa i përket serbëve, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.
“62 për qind e serbëve mbështesin bisedimet me Kosovës pas propozimit franko-gjerman. Për serbët zgjidhja e diskutuar në kontekstin e propozimit të fundit, ku Serbia nuk e njeh Kosovën, por lejon atë të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare është e pranueshme vetëm për 17 për qind të anketuarve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/M50bQdD-CLQ/maxresdefault.jpg)