#burg #spiun
Bashkëpunimi me persona që financojnë terrorizmin dhe pjesëmarrja në organizatë terroriste çoi 10 vjet në burg shtetasin iranian Bijan Puladrag.
Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor atë dhe e dënoi fillimisht me 15 vjet burgim, dënim që u ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ndërkohë shtetasi iranian mori pafajësi për 4 akuza të tjera të ngritura nga SPAK që lidheshin me ndërhyrjen më sistemet dhe rrjetet e personave të tjerë.
Gjykimi për Puladrag u zhvillua në sekret për shkak se hetimet vijojnë për bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë gjatë verës në disa zona në kryeqytet, por jo vetëm, u ushtruan kontrolle në disa banesa për të siguruar prova për anëtarët e tjerë të celulës iraniane të spiunazhit me qëllim aktet terroriste kundër opozitës iraniane MEK të strehuar në Manz të Durrësit.
Bijan Puladrag u arrestua në vitin 2020, pas denoncimit të një shtetaseje që e kishte strehuar, pasi dyshonte se kishte marr kontrollin e rrjeteve sociale të vajzës së saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!