Aktivistët e EcoVolis kanë mbjellë afro 10 mijë fidanë pishash në parkun natyror të Lurës. Nën slloganin “lura për të gjithë”, përfaqësues të shoqërisë civile, me iniciativa personale po tentojnë rikthimin e këtij parku në një destinacion turistik.
Në 25 vite Lura vetë u pre dhe u masakrua. Trupa pishash 100 vjeçarë dergjeshishn si kufomat pas lufte. Vetëm park kombëtar nuk i thoje dot më.
![](https://i.ytimg.com/vi/MUuADXqjFBo/maxresdefault.jpg)