Një mision i guximshëm i skuadrave të operacioneve speciale ukrainase kishte si qëllim rrëmbimin e një avioni ushtarak rus 250 milionë dollarësh, dhe dërgimin e tij në Ukrainë. Inteligjenca ruse tha se ka penguar përpjekjen për rrëmbimin e një bombarduesi strategjik me rreze të gjatë fluturimi, Tu-22M3, i cili është element kyc i forcës sulmuese bërthamore të Vladimir Putinit.
Inteligjenca e Kievit synonte të rekrutonte një nga pilotët ushtarakë të Putinit, duke i paguar atij 2.5 milionë dollarë, e duke i ofruar edhe shtetësinë italiane, nëse ai do të dërgonte bombarduesin bërthamor në Ukrainë. Sipas FSB-së ruse, forca speciale të vendeve të natos dyshohet se kanë marrë pjesë në operacion.
"Inteligjenca ukrainase planifikoi të rekrutonte një pilot ushtarak rus duke i premtuar atij një shpërblim monetar dhe shtetësi italiane në këmbim të dërgimit të avionit në Ukrainë", tha FSB-ja ruse. Pamjet e publikuara nga inteligjenca ruse tregojnë një sasi të madhe dollarësh amerikanë, që thuhet se i ishin premtuar pilotit në këmbim. Mësohet se agjenti i dyshuar as nuk ka tentuar të fshehë identitetin e tij ukrainas. FSB tha se kishte shkatërruar kështu planin ukrainas e madje moska ishte hakmarrë duke bombarduar aeroportin ushtarak Ozerne, në rajonin e Zhytomirit. Rusia i ka përdorur shumë bombarduesit bërthamorë Tu-22M3 në luftë, duke lëshuar raketa konvencionale në Ukrainë. Ky avion përbën një pjesë të rëndësishme të forcës sulmuese bërthamore të Putinit. Tupolev Tu-22M3, i cili u përdor për herë të parë nga rusia në bombardimet e Mariupolit, ka një rreze veprimi prej afro 7 mijë km. Ai mund të mbajë raketa bërthamore ose raketa anti radarë KH-15, si edhe raketa lundruese KH-22.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraine#Russia
![](https://i.ytimg.com/vi/Mcsv_Rvr-r0/maxresdefault.jpg)