Intervista e Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka nisur me debate dhe replika mes tij dhe panelit të gazetarëve.
Shefi i qeverisë ka debatuar me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, Robert Rakipllarin, lidhur me lajmin që kjo gazetë ka publikuar për fuoristradën tip “Lincoln”.
Rama kritikoi Rakipllarin për mënyrën e publikimit të lajmit dhe citim të deklaratës së Partisë Demokratike, që akuzoi se ky automjet është i blinduar dhe në pronësi të Olsi Ramës.
Nga ana tjetër, kundërpërgjigjia e gazetarit Rakipllari ka shkaktuar reagimin epik të Kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama: Ti do thuash, opozita: ..., Rama: .... Aty thua Kryeministri ikën me makinë të blinduar. Je ti që e thua.
Robert Rakipllari: Në cilin universitet të medias e ke mësuar këtë që ma mëson mua?
![](https://i.ytimg.com/vi/MduXPQcXnPA/mqdefault.jpg)