Rusia ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga vendi, si hakmarrje ndaj vendimit të Sllovenisë për të dëbuar një diplomat rus, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë të premten.
Ministria e jashtme ruse tha se i kishte thënë ambasadorit slloven se vendi i tij është përgjegjës për “shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes Rusisë dhe Sllovenisë. “Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekstin e qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, thuhet në një deklaratë për shtyp. Sllovenia, dëboi më 21 mars një diplomat rus për shkak të “veprimeve që bien ndesh me statusin diplomatik”.
Sllovenia dhe Rusia kanë reduktuar numrin e stafit që punon në ambasadat e tyre në Lubjanë dhe Moskë. Një numër vendesh të tjera të BE-së kanë dëbuar diplomatët rusë që kur vendi pushtoi ukrainën në 2022. Vitin e kaluar, autoritetet në slloveni, arrestuan dy spiunë rusë, që kishin përdorur një agjenci pronash të paluajtshme si koperturë për aktivitetet e tyre në vendin alpin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Moska#Debimi
Ещё видео!