Rusia ka shpallur tetë diplomatë grekë "persona non grata" dhe u ka dhënë atyre tetë ditë për t'u larguar nga vendi, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse.
Mesditën e së hënës , ambasadorja greke në Moskë , Ekaterini Nasika, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse ku i është dorëzuar një notë proteste për atë që Kremlini e ka quajtur "kursin konfrontues të autoriteteve greke ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për regjimin e Kievit" si dhe kundër një vendimi të Athinës për të shpallur një grup diplomatësh rusë "persona non grata".
Sipas deklaratës zyrtare në faqen e ministrisë së Jashtme ruse nota e protestës që përmbante dhe vendimin për dëbimin e tetë diplomatëve grekë në Moskë ishte pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve jomiqësore, të cilat ka filluar vetë Athina dhe theksohet se në rast të vazhdimit të politikës anti-ruse, Kremlini ka të drejtën të përgjigjet.
Më herët, shërbimi diplomatik rus e e ka quajtur Greqinë një vend të pasigurt për rusët.
Siç dihet Greqia si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë ndaj sulmit të saj në Ukrainë, ndërsa ka dërguar disa herë armatim në Kiev.
Në përgjigje të këtij veprimi nga ana e Moskës ministria e Jashtme greke ka shprehur keqardhjen e thellë për vendimin e autoriteteve ruse.
«Nuk ka asnjë bazë për vendimin e tyre për të dëbuar anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore greke, të cilët, të dalluar për profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, kryenin detyrat e tyre në përputhje me dispozitat e Konventave të Vjenës dhe Marrëdhëniet Konsullore»- thuhet në deklaratën për shtyp të ministrisë së Jashtme greke.
Hera e fundit kur dy vendet kanë dëbuar 12 diplomatë nga misionet e tyre në Moskë e Athinë ka qënë prilli i kaluar, në një prej momenteve më të acaruara të marrëdhënieve të tyre 200 vjeçare.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Moska#TopChannelNews
Ещё видео!