Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
E mitura Jonada Avdia që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potanit në Himarë u përcoll sot për në banesën e fundit.Familjarë, të afërt por dhe shumë qytetarë i dhanë lamtumirën vogëlushes, e cila u përplas për vdekje në breg të detit nga një skaf që drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase. Ngjarja e një dite më parë, e cila u kthye në tragjedi për familjen Avdia, ka prekur edhe pushuesit e tjerë.Mëngjesi i kësaj të mërkure e gjeti të boshatisur plazhin e Potamit në Himarë. Pjesa më e madhe e shezlongëve ishte bosh.Të gjithë pushuesit bashkë me fëmijët e tyre janë larguar nga hoteli. Në vendin e ngjarjes janë vendosur lule. Ndërsa rrobat e familjarëve dhe lodra të vogëlushes janë ende aty. Dëshmitarët thanë se drejtuesi i skafit mund ta kishte shmangur tragjedinë nëse nuk do të kryente manovra të rrezikshme.Ishte një mjet motorik që u afrua shumë pranë bregut të detit. Skafi erdhi shumë pranë rreth 2 - 3 metra. Ndërkohë ishte plotë me fëmijë dhe njerëz të tjerë të rritur. Hipën disa persona në varkë. Drejtuesi bëri një manovër që çoi varkën paralel me bregun e detit në atë moment shumë njerëz u alarmuan sepse më duket se ishte babai i vajzës që skafi i kaloi sipër. Edhe pse ulërimat e të gjithë pushuesve këtu skafi nuk ndaloi dhe ai ka qenë momenti ku ne pamë që shpërtheu gjaku. Isha në çadër. Nuk e pashë ca ndodhi. Por dëgjova ulërimat. Kam marrë fëmijët dhe pastaj fatkeqësisht kam parë një trup fëmije buzë detit. Erdhi në breg të detit u mbush me gaz dhe turbina e gazit mori para vajzën. Jemi akoma nën efektin e ngjarjes së rëndë. Jam nga Polanda. Isha dje këtu. Jam i mërzitur. Nuk e pashë situatën por jam shumë i mërzitur. Unë nuk isha aty ma tregoi ngjarjen më pas shoku im. Ai nxori trupin nga uji. Është një histori shumë e keqe. Më duket e çuditshme. Aksidente ndodhin kudo, por jo në plazhe ku ka fëmijë. Masa gjithmonë kështu ka qenë. 7-vjeçarja Jonada Avdia ishte në breg të detit kur u godit për vdekje nga skafi.
![](https://s2.save4k.ru/pic/Mt_GQoaeXi0/maxresdefault.jpg)