Mirë se vini në lutjen për shpëtim.
Kjo është thjesht një video që kam vendosur...
ku do të doja të lutesha për të gjithë ju nëpërmjet zërit tim.
Gjithcka që unë kërkoj nga ju është që të bini dakord me mua ndërsa kërkojmë Perëndinë Atin tonë.
Vendimi për të pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj...
Është vendimi më i rëndësishëm që do të bëni ndonjëherë!
Në fjalën e Zotit është shkruar se Mesia do të vinte si Shpëtimtari i botës.
Jeta e Jezusit dëshmon se Ai ishte vërtet profeti për të cilin u fol.
Isaia profetizoi: "e virgjëra do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë.
Shekuj më vonë përmbushja e kësaj profecie ishte lindja e Jezusit.
Në Bibël është shkruar se fëmija do lindë do të quhet Biri i Perëndisë.
Kjo do të thotë se Jezusi ishte biri i Perëndisë në një kuptim frymëror jo fizik
ne e shohim këtë në mënyrën se si Ai e jetoi jetën.
Ai shëroi njerëz nga sëmundje, fali mëkatet e tyre
i ktheu në rrugën e Zotit dhe u premtoi një vend
në mbretërinë e përjetshme të Perëndisë.
Ai e dha veten si sakrificë për mëkatet e njerëzve
dhe pasi u kryqëzua u ringjal përsëri duke e mundur vdekjen.
Jezusi dha jeten e Tij në gjithë plotësinë e saj,
por kur njeriu nuk ju bind në kopshtin e edenit...
dhe zgjodhi të shkojë në rrugën e tij, veprimet e tij e ndanë atë nga Krijuesi.
Fjala e Zotit thotë se të gjithë kanë mëkatuar
dhe paga e mëkatit është vdekja.
Kjo ka kuptimin e një vdekje frymërore pra të ndarë nga Perendia.
Ashtu siç siguroi Zoti një dash në vend të birit të Abrahamit
po ashtu Ai dërgoi Jezusin të vdiste për ne.
Jeta, vdekja dhe ringjallja eTij kthyen përsëri marrëdhënien
midis Perëndisë dhe atyre që i besojnë Atij.
Tashmë ata që ndjekin Jezusin jo vetëm i kanë mëkatet e tyre të falura
por janë të shpëtuar nga gjykimi i përjetshëm.
Ata janë të sigurtë për parajsën dhe do të jetojnë me Të përjetë.
Jezusi ia jep këtë jetë çdo njeriu dhe çliron nga pushteti i mëkatit
Kjo nuk do të thotë të ndjekësh një fe por të zgjedhësh që të kesh besim tek Jezusi i cili thotë:
"Unë qëndroj tek dera dhe trokas nëse dikush
e dëgjon zërin tim dhe e hap une do te hyj tek ai."
Kjo do të thotë të kthehemi tek Perëndia dhe ti besojmë Jezusit që ai të vijë në jetën tonë
të na falë mëkatet dhe të na bëjë ashtu sië dëshiron Ai të jemi
nuk mjafton të dimë vetëm me mendje në ato që thote Ai
nuk mjaftojnë as ndjenjat në një çast të caktuar.
Ne e pranojmë Atë përmes hirit me besim si një akt të vullnetit.
Kur njerëzit janë gati të bëhen ndjekës të Jezusit...
ata mund të flasim me të përmes një lutjeje të thjeshtë.
Ndoshta ti je gati t'ia japesh jetën tënde Perëndisë!?
nëse ështe kështu...
bashkohu me mua në lutjen që do të bëj duke përsëritur fjalët:
"Zoti Jezus kam nevojë për ty.
Faleminderit qe vdiqe ne kryq per mekatet e mia.
Unë i rrëfej dhe pendohem për mëkatet e mia.
e hap derën e jetes sime dhe të pranoj Ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim.
Faleminderit që mi fale mëkatet dhe me dhe jetën e përjetshme.
Me bëj ashtu siç dëshiron të jem.
Faleminderit Jezus!
Amen"
Për ndjekësit e Jezusit, Ai tha: Delet e mia e njohin zërin tim, unë i njoh ato dhe ato më ndjekin.
Që të përjetojnë jetën me bollëk të cilën ai jua premtoi
ndjekësit e Tij flasin me Perëndinë çdo ditë në lutje
lexojnë ose dëgjojnë fjalën e Tij.
Ata u tregojnë të tjerëve për Të dhe takohen rregullisht me ata që e duan dhe ndjekin Atë.
Mos harro premtimin e Tij të mrekullueshëm.
"Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë
dhe ja unë do të jem me ju gjithë ditët deri në mbarim të botës."
© Tetor 2016
by Armand Male
Ещё видео!