Mirdita 😍
Kjo është mënyrë që ndjek prej vitesh për përgatitjen e reçelit të luleshtrydheve dhe ju tham me siguri të plotë që del i mrekullueshëm,bësoj duket dhe nga pamja 😍.
Provojeni e do më kujtoni☺️.
Fundjavë të bukur 🥰
Reçel luleshtrydhe 🍓 :
1 kg luleshtrydhe
300 gr sheqer
Lëngun e 1 limoni
Pasi i kemi larë mirë luleshtrydhet 🍓,me ujë e sodë,ju heqim mirë e mirë soden me ujë të rrjedhshëm,i thajm me kujdes me një peshqir të pastër.
Ju heqim pjesën e gjethes dhe i vendosim në një enë të thellë.
Ju hedhim lëngun e limonit🍋, sheqerin dhe përziejmë me kujdes.
I mbulojmë me qese kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 6-7 orë.
Pas këtyre orëve i hedhim luleshtrydhet🍓sëbashku me lëngun që kanë lëshuar,në një tigan,ndezim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët për 30-35 minuta,duke lëvizur herë pas herë tiganin,që mos ngjiten dhe duke i larguar shkumën që lëshojnë.
Fikim zjarrin dhe e hedhim reçelin direkt në kavanoz të sterilizuar dhe i mbyllim me kapak të rinj.
I kthejmë përmbys dhe i lëmë ashtu derisa të ftohen.Nqs kapaku nuk bën “klik-klak” janë mbyllur mirë,në të kundërt i vlojmë për 10-15 minuta në një tenxhere me ujë.
I ruajmë në vend të freskët e të errët.
P.s: me kto masa del ni kavanoz 500 gr me reçel,nqs doni me pergatit ma shumë shtoni masat😊
Ещё видео!