Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, si pjesë e grupit të efektivëve që lejonin kalimin e kufirit në Rinas përkundrejt rryshfetit.
Në pranga ka përfunduar 39-vjeçari Briken Tereziu, me gratë inspektor dhe detyrë ndihmës specialist, kontrollor te seksioni i kufirit në Komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit. 39-vjeçari është i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi këtë të enjte arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në të njëjtën dosje janë edhe 7 efektivë dhe ish-efektivë policie të Rinasit, mes të cilëve edhe Enea Sulejmani, i arrestuar më herët dhe me masë sigurie arrest me burg. Ndërkohë, për gjashtë personat e tjerë masat e sigurisë janë arrest shtëpie, ose detyrim paraqitje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#AMP#Rinas
![](https://i.ytimg.com/vi/N6o3IGp32OM/maxresdefault.jpg)