Lajme arkiva 2006
Me jo pak arrestime VIP-ash të njohur të njohur në fushën e krimit dhe goditje të grupeve kriminale që mendoheshin se ishin të paprekshëm, policia dhe Ministria e Brendshme ka lëshuar sinjalin, se asnjë lloj kriminaliteti nuk mund të jetë i mbrojtur.
E ndërsa shume dosje zbariteshin në prokurori në pak kohë policia nisi ekzekutimin e tyre. Emra të njohur në botën e krimit arrestohen, policia u vë prangat një liste të gjatë personash të shpallur në kërkim për krime të rënda, vrasje apo trafiqe të paligjshme.
Vetëm nga 1 shtatori deri më 25 mars arrestohen 72 persona të shumëkërkuar.
I njohur si gjenerali Nehat Kulla u prangos nga forcat RENEA gjatë një operacioni sekret në banesën e tij. Në këtë aksion kapet dhe i vëllai Bashkimi i cili akuzohet për vrasjen e një komisioneri të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 korrikut. Zyrtarisht gjenerali akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet dhe për vrasje.
Një tjetër arrestim spektakolar ishte ai i 6 anëtarëve të njërit prej grupeve më të sofistikuara kriminale të qytetit të Durrësit, atij të drejtuar nga Lulzim Berisha.
Në kurrikulumin e saj kjo bandë ka dhe rekrutimin e saj të vrasësve me pagesë, me të dyshuar kryesor Selman Hetin, Spartrak Kaltihn, Alban Nelin dhe Elvin Hoxhosmanin dhe nëse prokuroria do të arrijë të bind gjykatën se 4 nga të prangosurit janë vrasës të paguar, atëherë do të regjistrohet rasti i parë që policia dërgon në qeli një kontigjent të tillë.
Grupi që besohet se ka të tjerë që duhen dërguar në pranga, aktualisht ka të arrestuarin Indrit Doklen, njërin nga shefat si dhe dy eksponent të rëndësishëm të bandës Altin Olloni dhe Ardian Sulejmanin, ndërsa është ende në kërkim kreu Lulzim Berisha.
Në muajt janar dhe shkurt policia goditi bashkëpunëtorë të tjerë të bandës së Lushnjes, duke arrestuar 5 prej tyre gjatë operacionit “Laguna”. Vazhdimi i këtij operacioni synon shkatërrimin e plot të kësaj bande, fundi i së cilës duket fare afërt më vënien në pranga të Aldo Bares.
58 nga të arrestuarit ta aksioneve më të fundit të policisë iu hoqën listës së të shumëkërkuarve, të gjithë akuzohen për vrasje më dashje.
Mund të përmendim Albert Huqin, Besnik Brakën, Agim Dogjanin, Aldo Ndocin, Tristan Asllani, Ilia Lushën , Sirjan Alinë, Danvid Daviden dhe Ardian Shkurtin, persona të cilët prej kohësh i fshiheshin drejtësisë shqiptare.
Për herë të parë policia duket se arrin të koordinoj punën e sektorëve të saj të zbulimit dhe goditjes së grupeve kriminale, e gjithashtu mund të thuhet se ministria e Brendshme edhe policia e shtetit duket se kanë zhveshur petkun politik që jo në pak raste është bërë pengesë për goditjen e krimit në vend./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/NCMUP2apDwY/maxresdefault.jpg)