Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur të enjten në mëngjes, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUNT-it. Vuçiç ka shkruar në Instagram se ka kërkuar nga ata që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.
Një ditë më parë presidenti i Serbisë akuzoi Kurtin se me çdo kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”. Vuçiç u takua me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Ky është takimi i dytë i Presidentit të Serbisë me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it brenda dy ditësh. Një ditë më parë ai tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit që ka zhvilluar me ta. “Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, shkruante Vuçiç në Instagram. Takimet u zhvilluan për shkak të tensioneve të shtuara mes Kosovës dhe Serbisë në ditët e fundit e fundit. Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj. Të nesërmen, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri, dhe prishtina thotë se ata janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#QUINT
![](https://i.ytimg.com/vi/NGwRRcxCsoM/maxresdefault.jpg)