“Kendi i gatimit” nga Zonja Vjollca ne News24 - 29 dhjetor, 2017
8 të verdha veze
2 të bardha veze
500 gr jalpë
600-700 gr miell
Një majë sodë buke
SherbetI:
1 kg sheqer
750 ml ujë
3-4 feta limon
Rrahim mirë vezët me 1 gotë sheqer derisa sheqeri të shkrijë, më pas shtojmë gjalpin e zbutur (sa të turbullohet) dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë miellin (së bashku me sodën e bukës) duar duar duke e përzjerë me lugë druri. Formojmë një brumë jo shumë të fortë sa të mblidhet. Formojmë më pas sheqerparet duke i dhënë formën që dëshirojmë dhe i vendosim në furrën e parangrohur të piqen në temperaturën 150 gradë Celsius derisa sheqerparet të fillojnë të zverdhen.
Gjatë pjekjes së sheqerpareve përgatisim sherbetin, 1 kg sheqer në 750 ml ujë me 3-4 feta limoni. E lemë shërbetin të ziejë për 5-8 minuta pas vlimit.
Pasi sheqerparet të jenë pjekur i lemë të ftohen (të vakta) dhe më pas i përvëlojmë sheqerparet me sherbetin e nxehtë.
![](https://s2.save4k.ru/pic/NJ0Arm-mGl0/maxresdefault.jpg)