Në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina Hajdari dhe kreu aktual i demokratëve, Sali Berisha po zhvillojnë një bashkëbisedim për figurën dhe misionin e një prej pionierëve të PD.
Teksa kujtonte disa nga momentet me babanë e saj, Rudina Hajdari u shpreh se në çdo cep të Shqipërisë ajo kishte dëgjuar për Azemin dhe sipas saj për sakrificat që ai kishte bërë për Shqipërinë.
“Kishte dhimbje të jashtëzakonshme dhe më tha si shkove sot me mësime? Thashë si ka mundësi që në këtë gjendje merret me mua, në fakt i tillë ishte babi, Azemi që kujdesej për të gjithë. Ai e bënte këtë me dëshirën e madhe dhe asgjë nuk mund ta ndalte atë. Në udhëtimet e mia në Shqipëri kudo i kam gjetur gjurmët e tij në familjet shqiptare, diku ujin, punësimin, shkollimin, ka lënë shenjë me forcën e tij dhe guximin që e karakterizonte. Sa herë kam udhëtuar nëpër Shqipëri të gjithë më kanë treguar një kujtim. Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte i ri kur ngriti krye kundër regjimit diktatorial. Të gjithë e dinë se çfarë guximi duhet për një student të ardhur nga Tropoja që të dilte kundër regjimit. Çfarë e motivonte atë njeri që të sakrifikonte për t’iu shërbyer njerëzve të tjerë? Çfarë mund të bëjmë ne sot që të ecim pikërisht në atë lloj rruge? Në jetën time kam kuptuar që Azemi jetonte për familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin sepse ai përdor familjen dhe i vendoste anëtarët kundër njëri-tjetrit.
E duke detyruar shqiptarët të mos flisnin e bëheshin bashkë nëse dikush piketohej nga partia. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta vjelur e jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në Bllok dhe duke zhytur pjesën tjetër në varfëri. Komunizmi ia mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë dhe i la pa fjalë, pa mendim e pa pronë”, u shpreh Rudina Hajdari.
Gjithashtu, ish deputetja e PD shfrytëzoi rastin për të kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, të cilën e krahasoi me regjimin komunist.
“Azemi kishte mundësinë dhe të emigronte, por zgjodhi të luftonte këtu për të gjithë dhe ne që jemi sot këtu. Le të ndalemi pak dhe krahasojmë pak realitetet me atë kohë. A nuk i ngjan rilindja komunizmit? A nuk i kanë ndarë me familjet duke nxitur valën më të egër emigratore që ka parë vendi që pas viteve ’90? A nuk janë ata duke promovuar antivlera shoqërore duke ngritur në piedestal hajdutërinë jo intelektin, jo drejtësinë, por manipulimin. Jo besnikërinë, por dredhërinë. Jo qëndrueshmërinë, por servilizmin. Unë mendoj se po. A nuk janë ata duke grabitur çdo cep të vendit, çdo burim natyror, çdo pëllëmbë plazh, çdo cent të buxhetit. vetëm një grusht njerëzish si dikur në Bllok, si për ironi edhe këta jetojnë si në Bllok. Janë duke u pasuruar kur shumica e shqiptarëve jetojnë në skamje totale. A nuk janë ata duke privuar lirinë e shqiptarëve duke i përndjekur me patronazhista, me propagandë pa fund në media, me lloj-lloj inspektori që godet ata që nuk mendojnë si Edi Rama. Shumë ide për të cilat ai luftoi mbetën në embrion, servilizmi është bërë mënyrë jetese në vendin tonë. Thirrja ime është e thjeshtë, të rinjtë ta refuzojnë krimin, mashtrimin, vjedhjen, grabitjen dhe organizohuni dhe mos e mendoni emigrimin si një zgjidhje, por investoni në këtë vend”, tha ajo./tvklan.al
#rudinahajdari #azemhajdari
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!