#opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Aktori i humorit Florian Binaj, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka rrëfyer eksperiencën e tij të pazakontë kur ka shkuar me pushime në Vlorë. Ai rrëfen se kishte prenotuar një dhomë shumë të bukur online, por kur kishte shkuar me familjen dhe kishte parë dhomën kishte mbetur i habitur. Dhoma nuk dukej aspak si ajo që ai kishte zgjedhur duke parë fotot…
Florian Binaj: Të tregoj një histori gazmore në Vlorë. Shikoj një dhomë në “booking”, shumë e bukur. Shkojmë me gjithë familjen, bashkë me kolopuçët. Shkojmë atje dhe them duhet të jemi gabuar, nuk është kjo dhoma. Jo o vëlla më tha, kjo është. Po kjo nuk ka lidhje me foton. Epo e kemi ndryshuar çik, po ti thua se kjo është suitë… Po pra, më tha, përveç krevatit dopio, ka dhe një divan. Mirë i thashë, ku është banjo ta shikoj, banjo s’kemi më tha. Po ti ke ardhur për plazh, apo për të dalë jashtë në banjo?”/tvklan.al
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/NSMhouLnSZ4/mqdefault.jpg)