Në një nga fjalimet më dramatike drejtuar popullit, presidenti Aleksandar Vuçic paralajmëroi se BE e e ka kërcënuar Serbinë përballet me mundësinë e heqjes së regjimit pa viza, si dhe ndalimin e integrimeve europiane dhe investimeve.
Kërcënimi erdhi nga ekipi i diplomatëve europiano-amerikanë gjatë bisedimeve të 20 janarit. Nëse Beogradi nuk e pranon planin franko-gjerman, pra të Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të izolohet nga Europa.
Vucic thotë se diplomatët e kanë paralajmëruar se nëse nuk pranon planin, por se do të ishte çështje javësh kur do të hiqet regjimi i Serbisë pa viza me BE-në.
Regjimi pa viza i Serbisë me BE-në ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2009. Që atëherë, qytetarët e Serbisë nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në 27 shtete anëtare të BE-së, si dhe në tre vende që nuk janë anëtare të BE-së, por janë pjesë e zonës Schengen.
Hapi tjetër do të ishte ndalimi i investimeve.
Bashkimi Europian është investitori dhe donatori më i madh i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve tha se “nuk ka sanksion më të keq se tërheqja e investimeve”.
Vuçic përmendi si një shembull se 600 milionë euro priten nga BE-ja për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë nga Beogradi në Nish në jug të Serbisë.
Për momentin, Serbia ka vetëm një hekurudhë të shpejtë nga Beogradi në Novi Sad.
Igor Novakoviq nga fondi joqeveritar ISAC tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia në 20 vitet e fundit është integruar aq shumë me BE-në sa që heqja e regjimit pa viza dhe ndalimi i investimeve do të krijonte probleme të mëdha për qytetarët dhe ekonomisë.
“Do të ktheheshin radhët para ambasadave dhe konsullatave, që do të ishte një tregues shumë i qartë se në njëfarë mënyre po kthehemi në një kohë para vitit 2010, pra në vitet e 90-ta kur Serbia ishte e izoluar”, tha ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#TopChannel
Ещё видео!