[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Berlinit, në gjermani ku një punonjëse në një klinikë për personat me aftësi të kufizuara ka vrarë katër pacientë teksa ka plagosur nje tjetër me thikë.Gruaja 51-vjeçare, punonjëse në klinikën “Oberlin” në Potsdam është arrestuar nga autoritetet vendase si e dyshuara kryesore për vrasjet.Sipas të dhënave paraprake,viktimat, dy burra dhe dy gra, kishin shenja të shumta në trup, cka shtoi dyshimet se 51 vjecarja kishte ushtruar dhunë më parë.Pacientët u gjetën në dhoma të ndryshme të qendrës së kujdesit, në katin më të lartë të ndërtesës që shërbente si konvikt.Sipas autoriteteve ende nuk janë të qarta motivet e ketij krimi.Mediet vendase e cilesuan këtë ngjarje si nje nga më seriozet në Potsdam në dekadat e fundit.
![](https://i.ytimg.com/vi/NZ5hNy2H7q8/maxresdefault.jpg)