Pak ditë para se të përballet me diplomatin më të lartë të rusisë në Kombet e Bashkuara, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sugjeroi se organi global duhet të japë llogari për lejimin e pushtuesit të vendit të tij që të ulet në tryezat e pushtetit.
“Për ne, është shumë e rëndësishme që fjalët dhe mesazhet tona të dëgjohen nga partnerët tanë. Dhe nëse në Kombet e bashkuara, ka ende një vend për terroristët rusë, kjo është për të ardhur keq. Nuk është problem i yni por është një problem për anëtarët e kombeve të bashkuara”, tha Zelenski pasi vizitoi ushtarët e plagosur ukrainas në një spital në Nju Jork.
Ai ka mbërritur në shba për të bërë që zëri i vendit të tij të dëgjohet nga e gjithë bota dhe për ti kërkuar uashingtonit që të vazhdojë ta ndihmojë ukrainën në përpjekjen për të zbrapsur pushtimin rus. Aleatët perëndimorë të Ukrainës i kanë dhënë armë dhe municione vendit dhe kongresi amerikan po vlerëson aktualisht një kërkesë të presidentit Joe Biden për të dhënë 24 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare. Ndërkohë ligjvënësit amerikanë janë të ndarë për sa i takon ndihmave të tjera për Kievin.
Zelenski pritet të ndalet në godinën e kongresit amerikan ndërsa do të takohet edhe me presidentin biden në shtëpinë e bardhë. Para kësaj ai do ti drejtohet liderëve botërorë në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara dhe të flasë në një takim të këhsillit të sigurimit të OKB për ukrainën. Rusia është anëtare e përhershme e këtij këshilli dhe ka edhe të drejtën e vetos dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov do të jetë përballë Zelenskit.
Pas mbërritjes së tij në SHBA, Zelenski shkroi në mediat sociale se ai do të falenderojë vendin për mbështetjen duke nënvizuar edhe një herë nevojën për të ndaluar Putinin që është si Hitleri. Ai edhe tha se do të prezantojë në OKB edhe një propozim kundër agresioneve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Përplasje#OKB
![](https://i.ytimg.com/vi/Nl-eoQZo-zs/maxresdefault.jpg)