Rusia duket se ka hapur tre fronte lufte me Europën, duke i bërë presion unionit nga të gjitha anët. Edhe pse presidenti Vladimir Putin mohon se po orkestron destabilizmin e Europës, Moska e ka rrethuar kontinentin e vjetër me disa vatra konfiktesh, duke rritur frikën e një përplasje të mundshme.
Gjithcka filloi me vendosjen e trupave ruse në kufi me Ukrainën Lindore, ku Moska ka cuar gati 90 mijë ushtarë. Më pas, sipas mediave perëndimore inteligjenca ruse orkestroi krizën e emigrantëve në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë. I fundit ishte shpërthimi i tensioneve mes Armenisë dhe Azejbaxhanit, të cilat kërkuan po ashtu ndërmjetësimin e Rusisë.
Megjithatë, hapi me agresiv nga Moska erdhi një ditë më parë, kur Putin, nënshkroi një dekret që thotë se Rusia mund të ketë nevojë të ndërhyjë në territorin e kontestuar në Ukrainën lindore për arsye humanitare – një justifikim që Moska e ka përdorur më parë për të justifikuar ndërhyrjen e saj në vendet e huaja. Urdhri sipas Moskës, është krijuar për të "siguruar mbështetje humanitare për popullsinë e zonave të caktuara të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës dhe për të parandaluar një rënie të mëtejshme të standardeve të jetesës në mes të bllokadës ekonomike.
Një dekret i ngjashëm u përdor edhe në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Po ashtu, sipas CNN, Rusia ka cuar edhe trupat e operacioneve speciale në kufirin verior të Bjellorusisë, ku Polonia po mundohet të kthejë mbrapsh qindra refugjatë të bllokuar në kufi.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Ukraina#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/NqNKeu9G4eo/maxresdefault.jpg)