Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë në pranga pasi akuzohet për abuzime me fondet e BE-së, në kohën kur Beqaj drejtonte agjencinë SASPAC. Në pranga bashkë me ish-zyrtarin socialist kanë rënë dhe dy të besuarit e tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Për dy persona të tjerë, Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Beqaj akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
----------------------------------------------
- Web: [ Ссылка ]
- Facebook: [ Ссылка ]...
- Instagram: [ Ссылка ]...
- YouTube: [ Ссылка ]
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
#zeri #lajmeshqip #aktualitet #ilirbeqaj
Ещё видео!