Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti të mekurën në Korenë e Veriut. Ai u prit në aeroportin e Phenianit prej liderit të koresë së veriut Kim Jong Un, me të cilin pritet të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes por jo vetëm. Kjo është vizita e parë e Putinit pas 24 vitesh në Korenë e Veriut dhe vjen pas mbështetjes së dhënë nga ana e Phenianit për luftën në Ukrainë. Të gjitha rrugët e kryeqytetit koeranoverior ishin mbushur me portretin e presidentit rus. Por vizita është parë me shqetësim pasi vjen në një kohë kur perëdnimi po akuzon Penianin se po furnizon Moskën me municione në këmbim të ndihmës ekonomike për të vijuar programin teknologjik të prodhimit të armëve. Putin ka thënë paraprakisht se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë tregti dhe sisteme pagesash “që nuk kontrollohen prej Perëndimit” dhe që dy vendet kundërshtojnë sanksionet që u janë vënë, të cilat i ka konsideruar “ilegale, dhe kufizime të njëanshme”.Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për programet bërthamore dhe raketore, derisa Rusia përballet me sanksione të Perëndimit për luftën në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Phenian#Putin
Ещё видео!