Eufemizmat për të folur për të vdekurit, zhargoni ushtarak, poezitë patriotike dhe autocensurimi: dy vjet e gjysmë luftë në Ukrainë kanë pasur ndikim në gjuhën dhe letërsinë ruse. Më 24 shkurt 2022, Presidenti Vladimir Putin njoftoi një "Operacion Special Ushtarak" - i referuar nga akronimi i tij rus si "SVO". Shkurtesa është përhapur shumë në Rusi, e përsëritur nga zyrtarë politikë dhe ushtarakë, e përdorur në rrjetet sociale, në libra dhe në tabela në anë të rrugëve.
Përdorimi i fjalës “luftë” fillimisht ishte krejtësisht i ndaluar dhe i dënueshëm me burg. Por tani është rishfaqur në gjuhën zyrtare, madje është përdorur edhe nga Putini, por vetëm për të përshkruar atë që ai thotë se është një luftë e nxitur nga Ukraina dhe Perëndimi kundër Rusisë. Nina Popova, një shkrimtare pro-qeveritare, e cila është edhe nënkryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve Rusë, e përdor fjalën pa iu dridhur qerpiku. Organizata e saj, një mjet propagande gjatë epokës sovjetike, mbikëqyri botimin në qershor të një antologjie me poezi të titulluar "Për miqtë tanë" që lartëson guximin e ushtarëve rusë që luftonjnë në Ukrainë.
Popova recitoi disa nga poezitë në një panair libri në Sheshin e Kuq.
Ajo thotë se shfaqja e poezive dhe këngëve patriotike tregon se konflikti në Ukrainë "ka filluar të marrë një dimension të shenjtë". Ai status ka qenë prej kohësh i përvetësuar nga "Lufta e Madhe Patriotike", sic e quajnë rusët Luftën e Dytë Botërore, që Putin e vendos në qendër të retorikës së tij mbi madhështinë ruse dhe e krahason rregullisht me "SVO". Disa eufemizma po përdoren në rusisht për t'iu referuar humbjeve, duke përfshirë "200" për t'iu referuar vdekjeve ushtarake ose "300" për lëndimet. Ka po ahstu edhe shumë zhargon të përdorur nga ushtria si "zog" ose "Batman" për dronët, por edhe fjalë të reja për t'iu referuar ushtarëve të mobilizuar si "mobiki" apo edhe "chmobiki", kjo e fundit nënkupton "llum". Ndërkohë, që kritikët e luftës në ukrainë, nuk kanë zgjidhje tjetër përvec autocensurës dhe heshtjes. Dhe praktika e kohës sovjetike për të spiunuar të tjerët, po rikthehet po ashtu...
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Eufemizma#Rusia
Ещё видео!