Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi katër rajone të pushtuara të Ukrainës. Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret që aneksoi. Ai deklaroi se rajonet do të ishin “përgjithmonë” pjesë e Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aneksimi ishte “përshkallëzimi më serioz që nga nisja e luftës” më 24 shkurt. Gjatë fjalimit të tij të premten, lideri rus pretendoi se qytetarët në Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck, kishin votuar “për t’iu bashkuar atdheut të tyre”. Ai iu referua referendumeve të rreme që u mbajtën në këto katër rajone nga 23 deri më 27 shkurt. Por, Ukraina dhe Perëndimi i kanë dënuar këto votime, duke i quajtur të rreme. Por, pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit kishte si qëllim të anatemonte Perëndimin. Ai tha se SHBA-ja ka krijuar “precedent” me përdorimin e armëve bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Javën e kaluar, Putin po ashtu kishte thënë se shteti i tij ka “armë të ndryshme të shkatërrimit në masë” dhe se “do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, duke shtuar se “ky nuk është blof”. Kremlini ka thënë se çdo sulm mbi rajonet që ka aneksuar do të shihet si sulm ndaj territorit rus, duke përshkallëzuar luftën. Por, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se deklaratat e homologut të tij rus janë “fjalë të pamatura dhe kërcënime”, por shtoi se Putin “nuk do të na frikësojë”.
“Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen. Amerika është e përgatitur plotësisht, me aleatët tanë në NATO, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s. Zoti Putin, kuptoje mirë cfarë po them: Çdo centimetër”.
Pak kohë pas këtij fjalimi, këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare të SHBA-së, tha se ka shanse që Moska të përdorë armë bërthamore, por për momentin nuk duket se ka kërcënim të menjëhershëm.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/NzGGAvZOpoo/maxresdefault.jpg)