#rtvora
Investigimi i RTV ORA tregoi me zë dhe figurë se si shantazhohen qytetarët nga Micro Credit Albania për të paguar kredi që i kanë shlyer prej vitesh. Pa i pajisur qytetarët me asnjë lloj dokumenatcioni se janë debitorë Micro Credit i bën presion me letra pa firmë dhe vulë se do t’i çoje në dyert e Gjykatës.
TV ORA nuk e la me kaq ndjekjen e kësaj problematike. Micro Credit Albania pretendon se i ka blerë Bankës së Tirana kredinë e shtetasit me iniciale F.B dhe i kërkon qytetarit që t'i paguajë 4milion lekë te vjetra.
Gazetarja e RTV ORA iu drejtua Bankës Tirana për të pyetur nëse qytetari është debitor te kjo Bankë, për më tepër a është bërë shitja e kredisë te MCA?
Në kthimin e përgjigjes Banka e Tiranës na bën me dije se qytetari nuk është debitor, për më tepër nuk i ka shitur kredi MCA.
Po kush është Micro Credit Albania e cila shqetëson në këtë formë qytetarët?
MCA është një institucion financiar jo bankar licensuar nga Banka e Shqipërisë. Edhe institucioni qendror i bankave pretendon se ushtron kontrolle mbi MCA, por faktet nxjerrin zbuluar të kundërtën.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!