Gripi po qarkullon në Shqipëri. Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar dy rastet e para të infektuara me virusin AH1N1.
Ashtu siç edhe u parashikua me herët nga ekspertët e shëndetësisë ky sezon dimëror do të na sjell bashkëqarkullim të viruseve gripale me Covid-19.
Prania e viruseve të gripit të tipit A dhe B si dhe koronaviruset, pritet të vështirësojnë situatën në muajt në vijim.
Ekspertët thonë se qarkullimi i gripit së bashku me Covid-19 do të rris numrin e të sëmurëve, rastet e renda dhe fatalitetet. Nisur nga kjo situate ata apelojnë për vaksinim kundër gripit dhe koronavirusit.
Vaksina e gripit mund të injektohet tek të gjithë personat mbi 6 muaj, por veçanërisht ekspertët kërkojnë vaksinimin e grupeve të riskut.
Sa i takon vaksinës anti-Covid, ajo po injektohet tek e gjithë popullata mbi 16 vjeç, tek fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike , si dhe po aplikohet doza e trete tek moshat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.
Tv Klan
#GripinëShqipëri #Situatamegripin
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!