Bordi i administrimit të karburanteve vendosi ulje me 6 lekë për litër të çmimit të naftës, ndërkohë benzina dhe gazi pësuan një luhatje të ulët nga çmimin paraprak. Trendi rënës i çmimeve, i miratuar nga bordi i transparencës, reflektoi ndryshimet e shfaqura edhe në tregjet ndërkombëtare.
Në mbledhjen e kësaj të premte, anëtarët e bordit, vendosën nivelin e çmimit tavan për naftën, benzinën dhe gazin, i cili do të jetë i vlefshëm për vetëm një ditë. Në datën 2 prill bordi do të mblidhet sërish për të pasqyruar në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, ndryshimet e mundshme në tregjet ndërkombëtare.
Në pikat e tregtimit me pakicë të karburantit në vend, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 231 lekë për liter nga 237 lekë që ishte më parë. Benzina do të tregtohet me një çmim tavan prej 212 lekë për liter, duke u rritur me 1 lekë për litër. Ndërkohë çmimi i gazit do të tregotohet në nivelin e 115 lekë për liter.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Organet e përcaktuara me ligj, pra Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit, qoftë nëpërmjet verifikimit të faturave të prera nga pikat e karburanteve apo edhe nëpërmjet kontrolleve të thelluara në terren. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bordi#Çmimet#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/OFb5e3NMT2o/maxresdefault.jpg)