Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje godina e kryeministrise, kryeministri Pandeli Majko, minstri i brendshem Luan Hajdaraga, ministri i Drejtesise Thimio Kondi, kryeprokurori Arben Rakipi.
Qeveria e re Shqiptare do të krijojë struktura te posaçme për të luftuar krimin e organizuar, korrupsonin dhe kontrabandën. Këtë e ka deklaruar kryeministri i vendit Pandeli Majko në takim me Kryeprokurorin Arben Rakipi, Ministrin e Drejtësisë Thimio Kondi dhe kryetarin e Kontrollit të Shtetit Mustafa Kërçuku. Majko ka kërkuar që drejtësia mos të bëjë hapa të pamatur ndaj politikanëve dhe gazetarëve. Ndërkohe gazetarët dhe operatoët e stacioneve televizive pritave Tv KLAN dhe TVA nuk janë lejuar të pasqyrojnë këtë takim pasi punonjësit e Ministrisë dhe Kryeministrisë u kanë nxjerrë atyre pengesa të shumta.
Gazetar : Vladimir Lame
![](https://i.ytimg.com/vi/OMwJJYaRhyU/mqdefault.jpg)