Autori i vrasjes Sokol Mjacaj, viktima Arben Lleshi dhe i plagosuri Indrit Shaqja, janë tre persona me rekorde të theksuara kriminale në fushën e vrasjeve.
Mjacaj u dënua me burgim të përjetëshëm nga Gjykata e Apelit Shkodër, vendim që u la në fuqi në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë, për një vrasje të dyfishtë të kryer në 3 korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit.
Ky i fundit pasi grabiti dy të rinj, shtetas ccekë, i ekzekutoi ata me armë brenda automjetit të tyre. Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më vonë për këtë ngjarje.
Ishin 350 forca policie në atë kohë, ata që rrethuan zonën në fshatin Grudë të Dukagjinit dhe bënë të mundur arrestimin e Mjacaj, i cili ishte i armatosur.
Arben Lleshi, që mbeti viktimë, po ashtu ishte i dënuar përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës në Britnainë e Madhe. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2012, ku ai e dogji të gjallë Hoxhën brenda automjetit të tij.
Për këtë ngjarje u dënua edhe Afrim Lleshi, vëllai i Arbenit, i cili pranoi para gjykatës britanike se kishte bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.
Lleshi njihej si shpërdarës i lëndve narkotike në atë kohë në Angli. Ndërsa Indrit Shaqja është dënuar përjetë për vrasjen e dy të moshuarve në Durrës, ngjarje e shënuar në vitin 2014.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Peqin#SokolMjacaj
Ещё видео!