Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025” e hartuar në bashkëpunim me ekspertë të UEFA. Kreu i federatës, Armand Duka dha detaje të kësaj strategjie të cilën e konsideroi ambicioze.
“FSHF ka filluar me iniciativat madhore për të bërë të mundur implementimin e kësaj strategjie. Një nga nismat kryesore është projekti “uniforma ime” me anë të së cilës federata do t’i ofrojë gjithë setin e bazës materiale falas gjithë fëmijëve që luajnë futboll në Shqipëri, pra që nga akademia e klubeve profesioniste deri tek klubet e fëmijëve amatorë”.
Duka tha se veç investimeve në infrastrukturë dhe bazë materiale për klubet në të gjitha kategoritë e futbollit, synohet fuqizimi i shoqatave rajonale.
“Buxheti për këtë nismë arrin 1 milionë Euro në vit dhe do mbulohet nga FSHF. Objektivi është që këto shoqata të bëjnë investime në infrastrukturë dhe të kthehen në federata të mirëfillta shoqatat rajonale”.
Edukimi, kompeticionet kombëtare, ekipet kombëtare apo futbolli i femrave janë disa nga shtyllat e strategjisë së quajtur “Futbolli për kombin”.
Tv Klan
#sport #fshf #futbolliperkombin #armandduka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/OOGfihNj7A8/maxresdefault.jpg)