Ka nisur sot rrugëtimin #LoveStory2. Prezantuesja e këtij spektakli #AlketaVejsiu, që në nisje ka treguar risitë që do të jenë në këtë sezon.
Këtë vit nuk do të jetë një, por 4 fronistë, të cilët do të përpiqen që të gjejnë dashurinë. Ky program do të jetë pa skenar dhe Vejsiu premtoi se do të ketë surpriza dhe të rinjtë do të gjejnë dashurinë në bazë të ndjenjave të tyre.
Njihuni me dy fronistet e Love Story 2, një kriminaliste dhe një stjuardesë në kërkim të dashurisë Daniela Shima dhe Dea Vieri
Vijnë nga Gjermania dhe Belgjika, dy fronistët që do kërkojnë dashurinë në Love Story 2 Kristi Aliaj dhe Xhoni Pojani
Ju prezantojmë me protagonistët djem të këtij sezoni:
Albion Zhegrova: Unë quhem Albion Zhegrova. Vij nga Prishtina. Pasioni im është modelingu që merrem prej disa vitesh dhe në “Love Story kam ardhur për një eksperiencë të re dhe po ashtu pse jo të gjej dashurinë në televizion që më duket shumë interesante.
Algert Beraj: Un jam Algert Beraj, një djalë nga Tropoja që lufton për ëndrrat e tij. Përsa i përket karakterit tim mund të them se kam një karakter të fortë dhe sfidat nuk më trembin.
Andi Ahmeti: Unë jam Andi Ahmeti vij nga Saranda dhe jam i angazhuar në turizëm si menaxher i hotelit të familjes. Më pëlqen noti dhe zhytja. Arsyeja pse që gjendem në “Love Story” është për t’i provuar vetes se edhe unë kam ndjenja dashurie.
Bajron Laro: Quhem Bajron, vij nga Italia, kam studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë në Firenze. Pasioni im është fotografia. Arsyeja pse ndodhem në “Love Story” është për të gjetur të kundërtën time tërheqëse.
Eni Tare: Unë jam Eni Tare. Pasionet e mia janë aktivitetet fizike, sportive dhe modeling. Arma ime e fortë është sinqeriteti dhe buzëqeshja. Më pëlqen që të sfidoj veten dhe mendoj se “Love Story” do të jetë sfida më e bukur e jetës time.
Ermir Zeneli: Jam Ermir Zeneli. Kam studiuar 8 vite për koreografi. E dashuroj artin dhe të bukurën. Jam person shumë i qetë, besnik dhe e di mirë se çfarë dua.
Franko Marashi: Jam Frank Marashi. Prej disa vitesh menaxhoj një biznes familjar. Pasionet e mia janë sporti dhe muzika. Dua të jem pjesë e këtij programi për të përjetuar emocione të veçanta.
Met Xhani: Unë jam Met Xhani vij nga Kavaja. Ushtroj profesionin si bodigard. Me mua në kast vajzat do të jenë në duart të sigurta.
Rei: Quhem Rei. Vij nga Tirana. Prej vitesh luaj basketboll. Në “Love Story” kam ardhur për të gjetur dashurinë dhe për të kaluar një eksperiencë sa më të bukur.
Serxhani: Quhem Serxhan, vij nga Stambolli. Prej disa vitesh jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh është modeling. Kma ardhur në “Love Story” për një eksperiencë të re dhe për të gjetur sevdanë e jetës.
Viljen Pjetri: Jam Viljen Pjetri, vij nga Lezha. Pasioni im është aktrimi. Po vij në “Love Story” për një eksperiencë televizive dhe pse jo për të gjetur dashurinë që nuk e kam gjetur akoma.
Ju prezantojmë me protagonistet vajza të këtij sezoni:
Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik.
Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJHF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.
Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina.
Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor.
Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë.
Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza qëd o të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.
Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë.
Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën.
Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/OXaxKilfUC4/maxresdefault.jpg)