Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka përcaktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar ose jo kërkesën e SPAK për rihapje dosjen e Gërdecit dhe implikimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në shpërthimin tragjik të municioneve të armëve, të cilat morrën dhjetra jetë njerëzish në mars të vitit 2008.
Mësohet se kërkesa për Gërdecin do të shqyrtohet në dhomën e këshillimit, ky gjyqtar është caktuar Erjon Çela. Kjo seancë do të zhvillohet pa praninë e vetë Mediut apo avokatit të tij mbrojtës.
Gjykata e Lartë e kaloi dosjen e ish ministrit Fatmir Mediu për kompetencë në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kjo pasi me ndryshimet e fundit dhe reformës në drejtësi, është kompetencë e kësaj gjykate marrja në shqyrtim e dosjeve penale ku implikohen zyrtarët e lartë. Ka qenë SPAK ajo e cila bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për rihapje të çështjes kundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Mediut, pas një denoncimi të familjes Durda, e cila në tragjedinë e 13 viteve më parë humbi djalin që në atë kohë ishte vetëm 7 vjec.
Në datën 15 Mars të 2008 në ambientet e ish Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ushtrohej aktiviteti i ç’montimit të municioneve luftarake. Ky aktivitet kryhej nga një kompani private me bashkëpronësi shqiptaro-amerikane, në kushte primitive dhe nga staf i patrajnuar, ndër të cilët edhe të mitur.
Si pasojë e këij aktiviteti ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda dhe shkaktuan plagosje të lehtë të 109 personave, plagosje të rëndë për 27 persona, dëme të parëndësishme për 67 persona si dhe vdekje të 26 shtetasve ndër të cilët edhe i mituri 7 vjeçar, i familjes Durda.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FatmirMediu#Gerdeci#TopChannel
Ещё видео!