Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga hapja e shkolles greke, Janullatos, Petro Koci, ministri i Arsimit Et'hem Ruka.
Hapja e shkollës greke në Shqipëri është konsideruar si një hap përpara nga një shoqeri greke e cila për 160 vjet të rrugës së saj, themelon një shkollë të re jashtë kufijve të Shqipërisë. Kolegji greko-shqiptar "Arsakejo" synon të bëhet një qendër ndërkulturore edukimi dhe zhvillimi. Aktualisht kjo shkollë numëron 85 nxënës e cila do të jetë një shkollë laike me mësime në gjuhët anglisht, shqip dhe greqisht. Fillimisht kjo shkollë do të japë edukimin parashkollor 1-vjeçar, mësim në klasat e para dhe të katërta ku synohet që të ndiqet shkallë- shkallë mësimi në klasat e 5-ta dhe të 8-ta dhe më vonë do të përpiqen për gjimnazet. Mësimet do të jenë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit shqiptar të pasuruar me programe të reja edukative. Ky është hapi i parë i cili pritet të pasohet me hapjen e shkollave shqipe në Greqi.
Gazetare : Holta Zhiti
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
![](https://i.ytimg.com/vi/OXlwgYa-1XM/mqdefault.jpg)