Serbia dhe BE nënshkruan një marrëveshje për të subvencionuar ndërtimin e rrjetit hekurudhor nga Beogradi në qytetin e Nishit.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua simbolikisht në një tren në lëvizje, në prani të Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçic dhe Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varcheli.
Aleksandar Vuçic theksoi se do të jetë projekti më i madh që do të zbatohet në Serbi deri më sot dhe vuri në dukje se pas përfundimit të tij, Beogradi do të lidhet me hekurudhë të shpejtë me Selanikun, Athinën dhe Stambollin.
“Kur të përfundojë projekti, rruga nga Beogradi në qytetin e Nishit do të zgjasë një orë e dyzet minuta, ndërsa sot treni zgjat gjashtë orë”, tha Vucic.
Ndërtimi i projektit do të nisë në vitin 2024 dhe do të përfundojë në vitin 2029. Bëhet fjalë për një rrjet hekurudhor të shpejtë me një gjatësi totale prej 230 kilometrash. Projekti do të kushtojë gjithsej 2.77 miliardë euro. BE-ja do të sigurojë 2.2 miliardë euro për zbatimin e projektit, nga të cilat 610 milionë do të jepen në formë ndihme dhe pjesa tjetër do të sigurohet me kredi nga bankat europiane.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Vuçiç
Ещё видео!