Rama dhe Basha shkëmbejnë akuza për shëndetësinë
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë shkëmbyer akuza lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë.
Ka qenë Basha ai që ka ndezur debatin pas publikimit të një video në mediat sociale që tregonte vështirësitë e kurimit të COVID-19 në Shqipëri.
Krahas videos kreu i PD akuzoi qeverinë se nuk po menaxhon si duhet pandeminë dhe sipas tij shëndetësia sot është në kolaps.
“Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik.”
Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike
Pas akuzave nga Basha, e menjëhershme ka qenë dhe përgjigja nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë në një postim në mediat sociale shkroi se kjo opozitë nuk i duhet as dreqit, e jo më popullit.
“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!