Partia Demokratike ndodhet në një moment kritik. Më e përçarë se kurrë më parë, tashmë përballë ka një sfidë tejet të rëndësishme, atë të matjes së forcave me maxhorancën në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetar. Me një kryetar maxhorance të konfirmuar për herë të tretë në krye të qeverisë, pavarësisht akuzave të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, Partisë Demokratike gara i bëhet akoma më e vështirë, kur vetë elektorati është i ndarë në dy kampe, Berisha e Basha.
Populli përdor shprehjen ‘E treta, e vërteta’, por kjo nuk vlen për Lulzim Bashën, i cili vjen në këto zgjedhje që do të shërbejnë si një test tjetër, pas 4 humbjesh radhazi. Humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015, humbi ato të përgjithshmet në vitin 2017, nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019, ndërkohë humbi zgjedhjet e përgjithshme më 25 prill 2021, duke i dhënë Partisë Socialiste një fitore historike. Tashmë pas 4 humbjeve radhazi, Lulzim Basha kërkon një shans të 5-të, në zgjedhjet e pjesshme.
Por kur vjen me një bilanc të tillë personal, pyetja që ngrihet me të drejtë nga shqiptarët dhe demokratët është: A i duhet dhënë një mundësi e pestë kryedemokratit Lulzim Basha që ose të tregojë se do të jetë një opozitë e fortë kundër Edi Ramës ose të largohet përgjithmonë nga kreu i PD? Sa janë gjasat që ai të rezultojë i suksesshëm, kur është e freskët humbja e fundit?
Nga ana tjetër, me një parti të përçarë ku lideri historik Sali Berisha, i përjashtuar nga partia së bashku me deputetët, anëtarët e kryesisë e jo vetëm, janë shprehur të vendosur kundër Lulzim Bashës, a ia vlen për një shans tjetër? A mundet Lulzim Basha të fitojë pa mbështetjen e liderit historik, i cili pretendon të ketë shumicën e anëtarësisë me vete?
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mundësia#Basha#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Oe_ub6tRoiE/maxresdefault.jpg)