Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka dhënë një konferencë për mediat, pak orë para koncertit në Tiranë.
E pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim mes saj, Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, Rita Ora flet për herë të parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit u shpreh se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”
SINK: Kur nisa në këtë industri në vitet 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. Ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt.
Raporti i Dua Lipës dhe Rita Orës është përfolur shpesh në media dhe thuhet se ka një zënkë mes tyre. Teksa suksesi i tyre po rritet çdo ditë në tregun muzikor botëror, fansat shqiptarë kanë dëshirë që t’i shohin në një bashkëpunim dhe vetë Rita sapo na dha lajmin e mirë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!