Fredi Beleri, në burg për blerje votash, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.
Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit.
Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.
Beleri ka reaguar nga qelia duke thënë se demokracia fitoi, Himara fitoi duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që treguan burrëri dhe mirëkuptim.
Ndër të tjera Beleri shton se sot nuk ka fitues apo humbës por të gjithë së bashku do të vazhdojnë përpara për të mbrojtur të drejtat dhe demokracinë.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se Fredi Beleri nuk kishte një kandidat rival, por të gjithë shtetin kundër tij, prandaj thotë se kjo fitore është mjaft e rëndësishme.
#partiasocialiste #partiademokratike #zgjedhje #himare #vlore #14maji #saliberisha #bashkefitojme
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/OjoSw8kpc2s/mqdefault.jpg)