Tiranë – Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka paralajmëruar sot Kryeministrin Edi Rama se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëve vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha që ishin gati për të filluar.
Basha ka deklaruar sot, pas përurimit të kopshtit nr.1 të kryeqytetit, se “punësimi është një plagë e madhe në qytetin tonë, e Bashkisë së Tiranës, e cila ndonëse nuk është përgjegjësja kryesore për gjendjen ekonomike, ka marrë përgjegjësi, që në ditën time të parë si kryebashkiak. Ia kemi dalë në tre vjet që të paktën sipas statistikave të qeverisë, të krijojmë 25 mijë vende punenë qytetin e Tiranës, por mijëra vende të tjera pune mbeten të bllokuara për shkak të projekteve të bllokuara me verbëri politike nga Kryeministri Rama dhe për turpin e tij, ish-kryebashkiaku i këtij qyteti.”
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/OoZi2-M2zFQ/maxresdefault.jpg)