#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Byrek me djathë dhe majdanoz
8 petë byreku të holla
2 vezë
1/2 gotë qumësht
6 lgj vaj
4 lgj kos
Kripë
1 lgj gjalpë për lyerjen e tavës
300 gr djathë të bardhë
1 tufë majdanoz
Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe vendosim dy petë duke e rrudhur dhe duke e nxjerrë pjesën tjetër të petës anash tepsisë. E spërkatim petën me pak qumësht e vezë e më pas e shpërndajmë djathin me majdanoz. Vendosim përsëri 2 petë të rrudhura dhe pjesën tjetër të petës e lëmë poshtë tepsisë por në krahun tjetër të tepsisë e spërkatim me qumësht dhe vezë e vaj të trazuar dhe vendosim përsëri një petë të plotë të rrudhur brenda tavës. Shpërndajmë përsëri djathë me majdanoz. E mbulojmë me 2 petë të plota të rrudhura, e spërkatim. Shtojmë një petë përsëri dhe shtrojmë shtesën e tretë me djathë. Vendosim mbi djathë një petë tjetër, e spërkatim dhe mbledhim petët anësore. I spërkatim mirë me vaj, vezë dhe qumësht dhe më pas vendosim byrekun në furrë në temperaturë 190 gradë celsius për 30 minuta.
Supë me qofte dhe perime
Brumi i qoftes
300 gr mish viçi i grirë
1/2 qepë në rende
1 lgj oriz gjysmë i zier
1 vezë
1 lç miell
1 lgj vaj ulliri
1,5 lgj bukë e thekur e grirë
Majdanoz
Për supën
1 l lëng mishi
1 patate
1 karrotë
1,5 lgj miell
2 lgj gjalpë
2 të verdha veze
1/2 lëng limoni
Fillimisht vendosim në tenxhere 1 litër lëng mishi që të valojë. Të gjithë përbërësit e brumit të qofteve, i vendosim në një tas. Punojmë brumin e qofteve mirë me dorë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë e vogël të cilat i vendosim në një pjatancë ku kemi spërkatur me pak miell.
Shtojmë në tenxheren me lëng mishi, pataten dhe karrotën të prerë në kubikë të vegjël 0,5 cm. Pas 10 minutash shtojmë te lëngu i mishit dhe 2 lugë gjelle lëng limoni e më pas shtojmë qoftet që të ziejnë dhe pas 15 minutash të tjera së bashku me perimet. Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim 2 lugë gjelle miell të mbuhura mesatarisht (jo me majë). Kur mielli të fillojë të zverdhet shtojmë qumështin e më pas lëngun e mishit. Fikim zjarrin tek tenxherja dhe shtojmë salcën që përgatitëm. E trazojmë dhe shohim kosistencën e supës që të mos jetë shumë e trashë. Rregullojmë shijen me kripë. Rrahim dy të verdha veze, shtojmë 1 lugë gjelle lëng limoni tek vezët, e përziejmë e më pas shtojmë lëng supe pak nga pak me qëllim që të mos na priten vezët duke i përzierë ngadalë së bashku. Këtë masë e shtojmë në supë të cilën në fund e spërkatim me majdanoz dhe është gati për tu shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://s2.save4k.ru/pic/OwVmCqTQAd8/maxresdefault.jpg)