Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kryeministri, Edi Rama, në prezantimin e buxhetit për bashkinë e Vlorës ka premtuar hapjen e tunelit të Llogarasë brenda vitit të ardhshëm.
Rama premtoi gjithashtu se në qytetin bregdetar edhe një stadium i ri, ndërsa shtoi se investimet në aeroportin e Vlorës do të realizohen brenda mandatit qeverisës edhe nëse nuk do të ketë ofertë nga kompani private.
Rama: Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe Ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarasë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/OxZ8xZbfjtc/maxresdefault.jpg)