Izraeli po kërkon shpopullimin e vendbanimeve palestineze dhe vendosjen në to të popullsisë izraelite, e këtë e ka pranuar ministri izraelit I Financave, Bezalel Smotrich. Ai ka kërkuar që Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës mund të ndahen në mënyrë që të mos jenë kurrë një shtet.
Smotrich, personi kyç në qeverisjen e Benjamin Netanyahut, e ka paraqitur planin para një muaji gjatë një takimi me Kabinetin e Luftës në Izrael, citon CNN. Smotrich, tha se mënyra për të parandaluar një shtet palestinez që do të rrezikonte shtetin e Izraelit ishte zhvillimi i vendbanimeve hebraike. “Qëllimi është të ndryshohet ADN-ja e sistemit për shumë e shumë vite”, citohet të ketë thënë ai gjatë mbledhjes.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë e Izraelit e përcakton kontrollin izraelit mbi Bregun Perëndimor si një okupim të përkohshëm ushtarak dhe jo si aneksim të territorit nën një administratë civile.
Por Smotrich, i cili vetë jeton në një vendbanim në Bregun Perëndimor, ka kundërshtuar krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Izraeli ka zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë dekadave, pavarësisht nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh paqeje me palestinezët në vitet 1990, të quajtura Marrëveshja e Oslos, që parashikonte krijimin e një shteti të pavarur palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza, si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar. zgjidhjen e konfliktit izraelo-palestinez.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Israel#Palestine
![](https://i.ytimg.com/vi/OxqKJLjHqQ8/maxresdefault.jpg)