Trupat amerikane i janë bashkuar forcave nga Britania, Franca, Italia dhe shtetet aleate të enjten në stërvitjet ushtarake të mbajtura në anëtarin më të ri të NATO-s, Maqedoninë e Veriut, me synimin që të shfaqë gatishmërinë e pozicionimit përgjatë kufijve lindorë të aleancës.
Afër 10,000 ushtarë nga 19 vende po marrin pjesë në stërvitjet “Sëift Response” të NATO-s teksa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon në javën e 12-të. Stërvitjet po mbahen në pesë lokacione të ndara, duke u shtrirë nga Norvegjia në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë zyrtarët ushtarakë.
Sipas gjeneralut të NATO, Peter B. Andrysiak këto stërvitje janëe një demonstrim fantastik i asaj se çfarë mund të bëjë aleanca për të planifikuar fuqinë luftarake nëse kërkohet ajo dhe sa shpejt mund ta bëjmë atë.
Përgjatë dhjetë ditëve të fundit, rreth 4600 ushtarë nga Shqipëria, Franca, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Britania dhe SHBA-ja, kanë marrë pjesë në stërvitje, përfshirë hedhjet me parashutë në lokacione të ndryshme të vendit.
Maqedonia e Veriut iu bashkua zyrtarisht NATO-s në mars të vitit 2020. Shteti i 1.8 milionë banorëve ka ushtri aktive me rreth 8000 personel.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Maqedoni#NATO#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/P14P7f8vxqM/maxresdefault.jpg)